Përfundojnë në Infektiv 7 persona të helmuar me mish pule

Premte, 27 July 2018 16:35

Shtatë persona që kishin konsumuar ushqim në të njëjtin lokal në Laprakë janë helmuar.

Ata kishin konsumuar mish pule çka më pas u ka shkaktuar probleme gastrointensinale, duke bërë që të përfundojnë në urgjencën e shërbimit infektiv

“Kemi shumë raste që vijnë nga lokalet, të fundit u helmuan pasi konsumuan mish pule”, thotë Ermira Muço, mjeke.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, mjekja e Rojës, bashkë me ekipin e saj në urgjencën e infektivit kanë pritur 130 raste me intoksikacione dhe probleme virale. Ndonëse numri i pacintëve të helmuar nga ushqimi vjen nga lokalet, të cilët në këtë periudhë nuk mungojnë dhe rastet helmimeve nga konsumi i ushqimit në shtëpi.

Shpesh, për shkak të ngarkesës së ditës, përgatiten ushqime të cilat vendosen në ngrirje për t’i konsumuar në ditët në vazhdim, por që sipas mjekes Muço duhet bërë kujdes kur ushqimi del njëherë nga frigoriferi.

Ekipi i mjekëve në shërbimin infektivi, i cili po përballon një fluks të madh pacientësh gjatë kësaj periudhe u bën thirrje amvisave të bëjnë kujdes me ruajtjen e produkteve ushqimore dhe gatimin e tyre.

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 16:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...