Edhe kreu i Prokurorisë Tiranë ka fshehur pasurinë

Premte, 27 July 2018 17:46

Ka nisur seanca dëgjimore për kreun e prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kreu i Prokurorisë së Tiranës, ka fshehur pasurinë që disponon dhe ka mungesa dokumentacionesh, për të ardhurat që deklaron.

Rreshka disponon një shtëpi private prej 5 katesh, ndërsa për katin e 3 dhe të 4 të saj, KPK është shprehur se ka mungesë burimesh të ligjme.

Por kjo nuk është e vetmja pikë problematike për kreu e prokurorisë së Tiranës. Ai ka mospërputhje për vlerën e 1.5 milion eurosh, për blerjen e një apartamenti dhe nëna e tij ka një llogari bankare prej 30 milion lekësh të padeklaruara.

Pavarësisht se Rreshka është shprehur se një pjesë të pasurisë e ka bërë gjatë periudhës që ka qenë në në Greqi, KPK është shprehur se ai ka mungesë dokumentacionesh për të ardhurat që ka përfituar nga emigracioni. Ndërkohë konstatohen dokumente fiktive edhe për marrjen e kredisë së butë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...