×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Teatri/ Veliaj vazhdon falsifikimin për mbështetjen e artsitëve pro shembjes

Premte, 27 July 2018 19:05

Erion Veliaj ishte i pari i cili reagoi pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos e dekretuar ligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar. Në reagimin e tij, Veliaj shprehej, ndër të tjerash, se ishte i zhgënjyer nga vendimi i Presidentit teksa paralajmëronte se në shtator mazhroanca do ta rivotojë sërish ligjin.

Krahas tekstit, Veliaj e shoqëronte reagimin e tij edhe me foto të projektit të Teatrit të ri si dhe deklaratat e disa prej aktorëve të cilët shprehen pro teatrit të ri.

Por në listën e aktorëve, Veliaj ka përfshirë edhe Enver Petrovcin si dhe Elia Zaharinë. Por të dy këta aktorë kanë deklaruar se janë kundër shembjes së godinës aktuale të Teatrit.

 Në një prononcim të pak javëve me parë, Petrovci e mohoi se ai ‘mbështet shembjen e teatrit kombëtar aktual’. Po kështu edhe Zaharia, e cila fillimisht rezultoi se kishte firmosur një peticion pro tha se ajo ‘nuk kishte firmosur për shembjen e teatrit por thjeshtë mbështeti deklaratën e Artan Imamit’.

Por pavarësisht përgënjeshtrimit të bërë nga vetë dy aktorët, Veliaj i ka përfshirë ata sërish tek lista e aktorëve që mbështesin projektin e tij. Duket se braktisja nga aktorët, numri i të cilëve u vu re edhe në peticionin e fundit që i drejtuan Metës, e ka detyruar kryebashkiakun që të rreshtojë pro idesë së tij edhe ata të cilët janë shprehur kundër. 

Postimet e Veliajt

37984037_10156625319126926_2338315693570654208_o.jpg

 

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 19:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...