×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gazetari zbulon se si e besuara e Arta Markut ndryshoi akuzën e bosit të 1.7 tonëve drogë

Premte, 27 July 2018 20:54

Rasti i kapjes se 1.7 tonëve drogë, një operacion i policive të Italisë dhe Greqisë, në Shqipëri është kthyer në moskallëzim krimi nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda. Rasti është denoncuar nga gazetari Basir Çollaku.

Ky i fundit ka postuar edhe vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda për rastin në fjalë. Në datën 3 shkurt të vitit 2017, policia italiane ka pikasur një skaf me motora me 350 kuaj fuqi që ishte nisur drejt Italisë.

Pas kësaj skafi ndryshon rrugë duke u kthyer drejt Greqisë ku ndiqet nga policia greke. Pas kësaj skafistët hedhin ngarkesën në det dhe largohen.

Pasi policia greke sekuestroi drogën rreth 1.7 tonë gjeti edhe pasaportën e Ariel Meçajt. Ndaj tij fillimisht u nis procedimi penal për trafik droge por pas disa vonesash, akuza ndryshoi në moskallëzim krimi.

Postimi i Çollakut

1.7 ton droge dhe pronar i skafit 12 meter 350 kuaj fuqi, perfundon moskallzim krimi..(faksimile te dy vendimeve te Gykates per Krime te Renda)

Italia dhe Greqia mundesuan operacionin forca e ligjit e çben..

Marku, Prela, Xhafa shperblejne me vetting prokurore e gjyqtare..?!?!

Donika Prela çmonton hetimet e nisura tek Krimet e Renda! ?!?!

Me date 3.2.2017, nje avion Frontex i Policise Italiane identifikon nje skaf me kater motorra 350 kuajfuqi 12 meter i gjate 3.5 meter i gjere dhe po udhetonte drejt bregut te Kalabrise. Ata vihen ne ndjekje, skafi kthehet ne drejtim te Korfuzit. Por ne ndjekje vihet edhe policia greke. Keshtu policote e tre vendeve, Itali Greqi, Shqiperi ndjekin kete skaf qe hedh ngarkesen ne uje. Duke shfrytezuar motin e trazuar nxjerrun dhe skafin ne breg, qe e sekuestron polocia greke dhe tre personat ne Skaf ikin.

Hetimet bejne qe prokuroria per Krime te Renda sipas materialeve te referuara nga policia vendore Vlore me 8.1.2018 te regjistroje procedim penal ne ngarkim te Ariel Meçaj nen akuzen e trafikut te lendeve narkotike.

Me 20.1.2018, Gjykata per Krime te Renda vendos masen shternguese arrest me burg.

Me date 28.05. 2018 Prokroria per Krime te Renda ploteson hetimet per Ariel Mecaj dhe i kerkon Gjykates per Krime te Renda, nisjen e procesit gjyqsor. Policia greke doten e operacionit te kapjes se skafit me 3.2.2017, njekohesisht sekuestron 99 pako qe rezultojne canabis sattiva me nje peshe 1714 kilograme. Pra 1.7 ton.

Leterporosia nga Greqia pohon ze policia kishte sekuestruar pasaporte dhe karte identiteti te Ariel Meçaj dhe skafi ishte i regjistruar ne vendin fqinj nen pronesine e Ariel Meçaj.

Dergimi ne Gjykate ka rezultuar pak pa fat me sa duket. Gjykata e kthrn pas kerkesen e prokurorise duke klasifikuar aktet abzolutosht te pavlefshne. Pavlefshmeria sipas Gjykates per Krime te Rend kishte te bente me afatin 10 ditor te njoftimit te mbylljes se hetimit, njoftim qe duhej te merrte i pandehuri dhe mbrojtesi i tij ligjor. Ne kete inventar ditor gjykates i mungojne gysma e diteve. Gjithashtu Gjykata, gjykatesi Fran Prendi, vlereson kryerjen e veprimeve hetimore te Prokurorise por vlereson se duhen edhe veprime te tjera si marrja e praktikes se berjes se pasaportes se dyte dhe bashkeshortja qe sipas avokatit ka te dhena te rendesishme. Nderkohe i pandehuri vijon te jete ne mungese dhe Gjykata kthen dhe nje here dosjen Prokurorise..

Kthimi

Ariel Meçaj i hetuar prej disa kohesh per trafikim narkotikesh nga Krimet e Renda ka perfunduar me ndryshim akuze pas nderhyrjes se fuqive madgore hetimi, ndoshta shrfja e re e akuzes Donika Prela ka pare hapsira hetimore te pashfrytezuara. Dosja i kalon nje tjeter prokurori dhe historia ndryshon. .

Fillimi

Prokuroria ka nisur hetimet ne shkurt te vitit 2017. Pas disa kohe hetim prokurori Dritan Prençi vendosi dergimin e çeshtjes ne gjyq duke e akuzuar per trafikim lendesh narkotike. Por me nderhyrjen pas kthimit te dosjes, ne fund te qershorit 2018, trafikanti te cilit ju kap 1.7 ton droge i ndryshon akuza dhe dosja dergohet per kompetence ne prokurorine e Vlores. Situaten e merr ne dore Forca e Ligjit, siç duket e krijuar per te mbrojtur “hallexhinjte e trafikut”, dhe nje prokuror tjeter i perzgjedhur nga Donika Prela duket i percjell tjeter keshillim vartesit Gent Osmani, dhe u konstatua qe trafikanti nuk kishte kallezuar krimin. Ky eshte rezultati i pare i Forces se Ligjit tek Prokuroria e Krimeve te Renda, shkaterrimi i hetimeve te nisura me pare…

Sigurisht jane te implikuar ne dhenien e kesaj ndihme shkaterruese per dosjen personazhe politike me lidhje te forta me kupolen drejtuese ne Prokurorine per Krime te Renda dhe Prokurorine e Pergjithsme..Nderkohe prokurore e gjyqtare te kesaj dosje jane ne rradhe per te bere vettingun,qe sipas forces se ligjit e kane vene ne vije..

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...