Arrestohet në Shqipëri terroristi që ka luftuar përkrah ISIS-it

Saturday, 28 July 2018 10:06

Një sirian që dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve terroriste të ISIS në vendin e tij dhe në Irak është ndaluar nga policia në Kapshticë, pasi po tentonte që të kalonte nga Shqipëria për në vendet e BE.

Ai u kap para dy ditësh së bashku me 15 refugjatë të tjerë, 9 sirianë, 5 palestinezë dhe një libian.

Report Tv mësoi se në mesin e 16 të ndaluarve ishte edhe siriani që dyshohet se ka luftuar me grupet terroriste. Informacioni i parë mendohet se është dhënë nga SHISH. Ky person ka tentuar që të shkojë në vendet e Bashkimit Europian duke fshehur të kaluarën e tij përkrah grupeve terroriste.

Pas ndalimit ai është dërguar në Qendrën e Mbyllur për të Huaj në Kareç të Shijakut, ndërsa po punohet për ta identifikuar.  

Ky nuk është rasti i parë që persona të dyshuar si terroristë hyjnë në vendin tonë, ndërsa në rastet e kaluara janë deportuar menjëherë tek agjencitë e huaja.  Autoritetet shqiptare vijojnë hetimet për sirianin. Materialet janë referuar te Krimet e Rënda në Tiranë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...