×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bashkia bën namin me sheshet e parkimit, në 6 muaj 359 milionë lekë fitim

Saturday, 28 July 2018 15:07

Sheshet e vëna në dispozicion si parkingje publike në kryeqytet duket se po krijojnë të ardhura të kënaqshme për Bashkinë e Tiranës. Të dhënat mbi numrin e biletave të shitura në sheshet “Eco Parking” gjatë periudhës Janar-Qershor 2018 të raportuara nga Agjencia Tirana-Parking, tregojnë se në total është regjistruar një shifër prej 359.643 biletash, që i përkasin vetëm 8 shesheve publike.

Konkretisht bëhet fjalë për Sheshin Dinamo, Inofosoft, Asllan Rusi, Avni Rustemi, Diga e Liqenit, Qyteti Studenti, Sheshi Skënderbej dhe sheshi Bulevardi i Ri. Muaji më produktiv sa i përket numrit të biletave të shitura ka qenë Marsi, që arrin edhe shifrën më të lartë në 66,860 bileta. Po ta llogarisim me një vlerë mesatare prej 100 lekësh për biletë, vetëm të ardhurat e krijuara në këtë periudhë arrijnë në 359 milion lekë.

Ndërsa shifrën më të lartë për numrin e biletave të shitura e regjistron “Sheshi Skënderbej” me 111.844 bileta, thuajse sa dyfishi apo trefishi i shesheve të tjera dhe kjo për shkak të kapacitetit të tij dhe pozicionimit. Gjatë gjithë vitit që lamë pas janë shitur rreth 564 mijë bileta në këto sheshe, ndërsa nëse i referohemi të njëjtës periudhë të 2017-ës, janë shitur 240.633 bileta. Pra janë rreth 119 mijë bileta të shitura më shumë gjatë këtij viti./scantv

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...