×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vrasjet e pazbardhura, hetimet në vend numëro

Saturday, 28 July 2018 15:56

Vrasja e ish-efektivit të policisë në Shkodër, Boran Bërçana me shumë gjasa do arkivohet në dosjet e pazbardhura. Kur kanë kaluar gati 2 javë nga ekzekutimi brutal i 30-vjeçarit dhe bashkëjetueses së tij, hetimet kanë mbetur në vend numëro.

Sipas burimeve nga uniformat blu në qytetin verior, nga veprimet e deritanishme nuk është zbuluar asnjë e dhënë e vlefshme për hetimin duke mos patur një pistë konkrete. Por ekzekutime të tjera mafioze kanë mbetur pa autor në skedarët e policisë. Në muajin maj kosovari Xhafer Osmani u dogj i gjallë në automjetin e tij në Derven të Krujës. Kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga ekzekutimi makabër, policia nuk ka zbuluar ende as motivet dhe asnjë autor të dyshuar.

8 muaj më parë qyteti i Lezhës do tronditej nga një vrasje tjetër mafioze. Aleksandër Noka, vëllai i ish deputetit socialist Arben Ndoka u ekzekutua në pritë me breshëri automatiku. Edhe kjo vrasje ka përfunduar në dosjet e pluhrosura të uniformave blu. E pazbardhur vijon të jetë edhe ekzekutimi i dyfishtë në prill të 2017-ës i Juxhin Dautit dhe ish shefit të policise Ervin Dalipaj.

Edhe në Fier, vrasja e Nelgert Patës ka mbetur pa autorë. Por nëse do shkojmë edhe më tej në vite ka edhe plot vrasje të tjera që tashmë janë harruar ndonëse pa vënë para drejtësisë autorët. Dy nga ngjarjet më të bujshme që tronditën mbarë opinion publik mbeten ekzekutimi në mes të bllokut i bankierit Artan Santo apo vdekja enimgatike e oficerit të Shërbimit Informativ në Durrës, Isa Çopa, i cili u gjet i djegur në makinën e tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...