Policia arreston personin që qëlloi dje me breshëri automatiku (EMRI)

Saturday, 28 July 2018 20:03

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 27.07.2018, në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, ku shtetasi Lekë Ndou, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, Policia ka kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e ngjarjes si dhe kapjen e arrestimin e autorit.

Në vijim të veprimeve nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë të mbeshtetura nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar:

Lekë Ndou, 49 vjeç, banues në fshatin Poravë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacionet e grumbulluara, rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi shtetasi T. P. është konfliktuar me shtetasin Lekë Ndou disa kohë më parë, ku ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit T. P.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/Dh - 22 i Kodit Penal

Gjithashtu nga shërbimet e PKK Muriqan është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Besmir Marlula 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi me datë 24.07.2018 së bashku me shtetasin A. Sh. 24 vjeç, në liqenin e Fierzës, për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjete prerëse mjetin lundrues “Varkë plastike” pronë e një shtetasi në atë zonë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të shtetasit Besmir Marlula për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 150 e 25 të Kodit Penal.

Modifikuar më Saturday, 28 July 2018 20:20

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...