5 mijë pasagjerë zbresin këtë mëngjes në portin e Durrësit

Diel, 29 July 2018 11:40

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të jashtëzakonshëm pasagjerësh dhe mjetesh, që po hyjnë në vendin tonë. Kështu mëngjesin e sotëm kanë mbërritur pesë tragete, me rreth 5 mijë pasagjerë, 925 makina dhe 157 kamionë.

Gjithashtu në darkë pritet një tjetër fluks, pasi do të ankorohen edhe dy tragete të tjerë, me rreth 3 mijë persona dhe 600 makina.

Burime të Kapitenerisë së Portit Detar bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat, për të përballuar këtë fluks dhe për të krijuar lehtësira në hyrjen e qytetarëve.

Nga ana tjetër, kompanitë e lundrimit kanë shtuar tragetet dhe oraret, për t’iu përgjigjur fluksit të lartë të udhëtarëve, të cilët janë kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...