Perse po vuan Kurbini?!.

Diel, 29 July 2018 14:18

Nga Av.Gjovalin Laska 

Mos valle nuk duan vete Kurbinasit nje jete me te mire, nje vend te jetueshem per fëmijët e tyre. Nuk duan me te vërtet vendin e tyre?. Dhe natyrisht jo te gjithe Kurbinasit, pasi e kam fjalen per ata per ata te shartuarit me rraca hajdutesh, por edhe per ata lloj Kurbinasish qe mendojnë si e si ta shkretojmë kete vend, per ata komuniste e bolshevike, milittante e besnik te rilindjes, enveriste, staliniste, pseudo-demokrate, anarshiste, e deri edhe mao-ce-duniste etj etj. Dhe rri e rri e vras mendjen po mire more vëllezër, mire per ne qe na iku jeta duke vuajtur gjithmonë, po per ata femije e niper e mbesat tanë, a do te arrije te behet valle ndonjehere ky i gjori Kurbin i yni? Dhe pergjigjja me vjen diku prej deshires e enderres se vuajtur te cdo Kurbinsi brenda e jashte tij e kudo ndodhen. Dhe ne, dashte me vene dore Zoti, mund e duhet te behet, se ndryshe per ata qe e kane per detyre ta bejne mos pritni as sot e as mot. Ata dijne te bejne kete vend vetëm vend prostitutash, trafikantesh, drogmenesh, hajdutesh, banditesh, horrash. Dine te ta bëjnë vend telebingosh, llotosportesh, skafesh e bastesh pa fund. Vend kafenesh e me duart dhe sytë tek xhepat e cdo Kurbinasi. Sepse nje qyteti qe i fshine historine, kulturen e traditen e tij, iu grabit pronën, ju shkatërron rrugët, trotuaret, shkollat, institucionet, ju mbyll kanalet, ju merr paratë per cdo shërbim neper institucione, as eshte pare e as eshte degjuar me shume se këto vitet e fundit. Mjafton te shkosh nga 5 minuat ne cdo institucion do e kuptosh se kane zbarkuar barbaret ne drejtimin e tyre ku vetëm te shikojnë nëse ke leke mjaftueshëm te sherbejn nëse je i varfër apo nuk paguan nuk te bekenis njeri madje te shikojnë me nje sy teje perqmues sikur ju ke ngrene bukën. Kerkojne prindërit te vizitojnë fëmijët ne spital ska pediatër, po ska as drejtore, se janë mbaruar kriminelet kësaj rralle. Kerkojne te hipotekojnë token skan te drejte se ka ose mbivendosje ose nuk eshte azhornuar (per ata qe nuk paguajnë). Duan te kolaudojnë makinën ka rralle duhen leke me hy brenda, duhen leke tek patenta. Ju kan humbur vitet e pensionit edhe se i ke ne libreze, duhen leke per ti rikthyer. Ke nje shtëpi per ta restauruar, duhen lek se te arrestojnë per ndërtim pa leje. Kerkon përkrahje sociale, duhen leke per ta mbyllur syrin, sepse ke televizion ose frigorifer. Kerkon leke per dëmshpërblimin nga përmbytjet duhen leke per te nxierr emrin si përfitues. Kerkon uje te pishem, leket duhen paguar ndërsa uje nuk ka edhe nëse ka i vjen era qen i ngordhur. Kërkon dokument papunsie se nuk je i punsuar, nuk e përfiton vetëm nëse je mik ose i drejtorit ose drejtuesve te bashkisë, partise apo deputetit. Kerkoni qe mos te gjobiteni kot, mos u lodhni e kane me urdhër policet nëse nuk bëjnë 50 gjoba ne dite hiqen nga puna. E dini çfarë po i ndodh popullatës se Kurbini qe po qendron ne rolin e spektatorit edhe kur i heqin buken prej goje, e ujin prej buzesh, ai tashme eshte i destinuar te vdes ashtu i uritur e i etur, e per rrjedhoje ne këto momente i perulur e i skllavëruar nga vete bijtë e lindur apo te ardhur pak rendesi ka. E gjithesesi une ende besoj fort se seshpejti Kurbinasit do te ngrihen, sepse nuk di ndonje rast tjeter qe nje vend i mrekullueshëm si ky i yni te rrije kaq gjate i nënshtruar, i përvuajtur, i përbuzur nga disa element te babëzitur qe shikojnë vetëm barkun e tyre e trasen e tyre. Eshte e sigurte se Kurbini do te dale se s’ben prej kesaj enderre te keqe qe per cudine e gjithkujt zgjati vertet shume, po shume me teper se c’e kishin parashikuar edhe ata qe i vune dhe i sollën këta mostra ta mperkemnin vendin e tyre. Kurbinasit e ndershem e te mire, kudo qe jane, punojne, jetojne e frymojnë sepse marrin ajer Kurbini, e thithin mall e dashuri per token qe i lindi e per dheun ku do prehen. Ata nuk do ja falin kurrë këtyre vuajtjen qe i sollën, mjerimin qe i pllakosen, përbuzjen qe i bene. Problemi qendron qe dhente zoti qofte sa me e shpejte dita ku do te gjejne vrime e te futen këta cakejte e ujqer, hiena e gjarperinj qe s’rreshtet duke e kafshuar dhe e helmuar ate pa ngopesisht.

Kurbini eshte i Kurbinasve dhe do mbetet perjet i tyre.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...