613 kg drogë e kapur në Durrës, ka zhvillime të reja nga dosja hetimore

Diel, 29 July 2018 16:58

Kur kanë kaluar 5 muaj nga kapja e 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrrësit dhe sekuestrimit të disa pasurive të Arbër Çekajt, ky i fundit kërkon rikthimin e tyre.

Me anë të një kërkesë të avokatëve të dy kompanive “Ecoalmax” dhe “Arbri Garden” kërkojnë rikthimin e kamionit me të cilën u transportua` nga Porti i Durrësit deri në Maminas kontenieri, ku brenda ishte dhe lënda narkotike.

Në kërkesë sqarohet nga mbrojtësit ligjor se mjeti nuk mund të mbahet i bllokuar, pasi nuk është provë e cila ndihmon hetimin, pasi këqyrja e tij ka përfunduar. Seanca kur do të shqyrtohet kërkesa është data 30 Korrik në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërsa në 12 Korrik policia do të njoftonte se ishin bllokuar dy llogari bankare, njëra në vlerën e 38 mijë dollarë dhe tjetra në 10 milionë lekë.

Këto llogari ishin të kompanisë “Ecoalmax” dhe “Arbri Garden”, kjo e fundit ishte porositja e kontenierit me banane në Kolumbi ku u gjet edhe droga. Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon të hetojë këtë dosje, por pa pasur në dispozicion njeriun kryesor në këtë hetim Arber Çekaj. 41 vjeçari vazhdon të qëndrojnë në Gjermani ku edhe u arrestua më 4 Maj dhe është në pritje të ekstradimit. Por autoritet gjermane janë duke kryer disa veprime hetimore atje ku i përfshirë është dhe Çekaj. Të gjitha rezultatet do t’i vihen në dispozicion me pas edhe prokurorëve shqiptarë. Duket se ekstradimi i 41-vjeçarit nuk do të ndodhë shumë shpejt.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...