Bilancet 2017, nesër afati i fundit për depozitimin në QKB ndryshe gjobë 15 mijë lekë

Hënë, 30 July 2018 07:03

E marta e kësaj javë është afati i fundit për depozitimin e pasqyrave financiare nga ana e bizneseve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Vetë QKB më herët ka shpjeguar se subjektet që kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e tyre është e detyrueshme, detyrohen në çdo rast t’i depozitojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar.

Detyrimin për depozitimin e dokumenteve e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi.
Por çfarë duhet të depozitojnë konkretisht këto biznese pranë QKB:
-Së pari pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF.
-Së dyti raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme) dhe së treti vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesave ligjore).
Nëse një subjekt nuk përmbush këtë detyrim, brenda afatit ligjor të përcaktuar në ligjin nr.9723 datë 3.5.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, atëherë QKB, së bashku me zbatimin e sanksionit të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të këtij ligji, vepron në përputhje me parashikimet e shkronjës “ë”, të nenit 54, të këtij ligji.
Kjo do të thotë që subjekti do të gjobitet në vlerën 15 mijë lekë sikurse e sanksionon pika 3 e nenit 74
ligjit.
Mënyra e depozitimit
Depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit.  Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF, ku cdo dokument të ngarkohet si një dokument i vetëm.  Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike.   Shërbimi ofrohet pa pagesë.
Qendra Kombëtare e Biznesit ka nënvizuar se përjashtim nga aplikimi online bëjnë subjektet me administrator të huaj dhe shoqëritë e kursim kreditit, aplikimet e të cilëve do të vijojnë të kryhen vetëm në sportelet e shërbimit të QKB-së.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...