Kuksian i vë tritol të dënuarit për vrasje: Nuk kam asgjë me të, ja pse e bëra

Hënë, 30 July 2018 10:27

as zbardhjes së ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë në Kamëz, ku një sasi tritoli shpërtheu në banesën e Gazmir Dacit, kanë dalë edhe detaje nga dëshmia në polici e autorit të ngjarjes, tashmë i arrestuar.

23-vjeçari Vilson Brahaj ka pranuar para uniformave blu autorësinë e sulmit me eksploziv. Është zbardhur dëshmia e tij, ku Brahaj ka justifikuar veprimin e tij me mungesën e të ardhurave.

“Kisha nevojë për lekë prandaj e bëra. Jam i papune s’kam asnjë te ardhur. Për të vënë eksploziv tek shtëpia e Xhelalit më paguan 5 mijë euro. Lëndën shpërthyese e bleva tek disa djem në Fushë-Krujë. Ata ma montuan dhe unë vetëm sa e vura te shtëpia. Xhelalin e njoh se jetoj në Kamëz, por nuk kam asgjë me të. E bëra vetëm për para”, ka deklaruar 23-vjeçari Vilson Brahaj para policisë.

Mësohet se në dëshminë e tij, i arrestuari tregoi ku kishte fshehur makinat dhe rrobat menjëherë pas ngjarjes.

I arrestuari me origjinë nga Kukësi dhe banues në Kamëz, është me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar për vjedhje. Ai dyshohet se është paguar nga familja Kolaveri.

Sakaq, policia po kryen veprimet për dokumentimin e këtij fakti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...