×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

40 shoferë të arrestuar në të gjithë vendin

Hënë, 30 July 2018 18:39

Teksa sezoni turistik është në pikun e tij, policia ka bërë apel për të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Policia Rrugore bën të ditur se këtë fundjavë, nuk u rregjistrua asnjë aksident rrugor me pasoja serioze, në zonat turistike.

Megjithë ngarkesën në lëvizje në disa akse kombëtare, apo drejt zonave të plazheve në orare të caktuara, efektivët e Policisë Rrugore dhe forca shtesë policore ia dolën të menaxhonin trafikun e rënduar.

Për 3 ditë Drejtoria e Policisë Rrugore – falë një bashkëpunimi intesiv me disa radio me shtrirje kombëtare – të cilat gjejmë rastin t’i falenderojmë – komunikoi informacion të detajuar tek shoferët në lidhje mbi rrjedhshmërinë e trafikut, ngarkesën dhe bllokimet ose ngadalësimet e tij, si dhe rrugët alternative. Gjithashtu nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale, shërbimi i Policisë Rrugore komunikoi dhe do të vijojë ta bëjë këtë, për çdo sqarim dhe kërkesë të qytetarëve në lidhje me informacionin për trafikun.

Krahas menaxhimit të lëvizjes, në kuadër të parandalimit të ngjarjeve me pasoja të rënda në akset rrugore, gjatë javës së fundit janë arrestuar 27 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për mungesë të lejes së drejtimit. Janë pezulluar gjithashtu 113 patenta, për tejkalim të limiteve të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Për mbi 3.500 drejtues mjeti janë vendosur masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, sidomos për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, mospërdorim të kaskove mbrojtëse dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rigorozisht rregullat e qarkullimit rrugor. Patrullat e Policisë Rrugore, statike apo të lëvizshme do të marrin masat për të gjithë ata shoferë që kthehen në burim aksidenti duke shkelur rregullat.

Nga ana tjetër ftojmë çdo qytetar të denoncojnë në numrin falas 112 shkeljet që ndeshin në akset rrugore, duke garantuar reagim të shpejtë dhe profesional.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...