×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Projekti "1 miliard" i Ramës mbyllet me 4 rrugë

Hënë, 30 July 2018 19:50

Tenderi për rrugën Orikum-Dukat, përmbyll përfundimisht programin 1 miliardë euro të koncesioneve në infrastrukturë. Ndonëse në fillim ishin parashikuar të ndërtoheshin një sërë veprash publike, kufiri 1 miliardë euro i programit është arritur me vetëm 4 rrugët kombëtare, për dy nga të cilat është nënshkruar sakaq kontrata, ndërsa dy të tjera janë në proces tenderimi. Përveç aksit Orikum-Dukat, tre veprat e tjera janë Rruga e Arbrit, ajo Thumanë-Kashar si dhe segmenti Milot-Balldren. Të katër këto rrugë do të jenë pa pagesë kalimi. Ato do të ndërtohen nga privatët dhe qeveria do i shlyejë më këste.

Sipas përllogaritjeve, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe interesat që do i paguhen privatëve për 13 vjet, kostoja totale e këtyre katër veprave e tejkalon kufirin 1 miliardë euro. Ndaj ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës kanë vendosur të mos pranojnë më koncesione që paguhen nga buxheti.

Por përfundimi i programit 1 miliardë euro nuk nënkupton se qeveria nuk do të japë më rrugë të tjera me koncesion. Burime nga ministria e Infrastrukturës thonë se koncesionet do të vazhdojnë, por projektet e reja do të jenë të gjitha me pagesë kalimi nga qytetarët dhe nuk do të paguhen nga buxheti.

Një nga akset kryesore që qeveria ka në plan të koncesionojë përmes kësaj formule, është autostrada Tiranë-Durrës. Synimi është që kjo rrugë të rikonstruktohet me koncesion nga një kompani private.

Sipas projektit paraprak, vlera e koncesionit pritet të jetë 170 milionë euro dhe do të paguhet nga qytetarët përmes tarifës së kalimit.

Veç rrugës Tiranë-Durrës, dy akse të tjera që mund të jepen me këtë formulë, nëse do të ketë oferta nga privatët, janë rruga Kashar-Rrogozhinë dhe ajo Kardhiq-Sarandë, të cilat edhe këto do të jenë me pagesë kalimi. /TCH

Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 19:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...