Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një i moshuar, 80-vjeç, i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar. Ngjarja ka ndodhur sot, në rrugën “Qemal Stafa”.
“Më datë 31. 07. 2018, në rrugën “Qemal Stafa”, në ambientet e shtëpisë, është vetëvarur shtetasi M. S., rreth 80 vjeç. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.