Familja me fëmijën 6 vjeç shpëtojnë mrekullisht pasi pisha u bie mbi makinë

E mërkurë, 01 August 2018 10:26

Detaje të reja janë publikuar një ditë pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Berat-Poliçan, ku një pishë u rrëzua mbi një makinë në lëvizje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të së hënës në vendin e quajtur Ura e Uznovës.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, brenda në mjetin tip “Opel” me targa AA295NT ndodheshin burrë e grua dhe fëmija e vogël 6 vjeç.

Fatmirësisht nga rënia e pishës nuk ka pasur lëndim asnjë prej familjarëve që ndodheshin në mjetin në pronësi të Robert Harunit nga qyteti i Beratit.

Pas ngjarjes, Haruni ka treguar se bashkë me familjarët e tij ishin duke u kthyer në shtëpi.

“Ishim duke u kthyer në banesë dhe po lëviznim pranë Urës së Uznovës. Kur pashë që pisha po binte, manovrova makinën duke shkuar në anën tjetër të rrugës. Nuk kishte kohë as për frenim dhe as për t’i dhënë gaz makinës”, shprehet jashtë kamerës drejtuesi i mjetit.

Në pamjet që u publikuan pasditen e djeshme dukej pema e cila kishte mbuluar pothuajse plotësisht mjetin ku ndodheshin tre anëtarët e familjes Haruni.

Menjëherë kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikëses për të prerë degët e pishës, dhe për të larguar mjetin, duke normalizuar situatës, pasi qarkullimi në këtë aks u ndërpre për rreth 1 orë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...