Mesazhi për Ahmetajn: Pecetë e Ramës, për të fshirë buzët dhe jo vetëm

E mërkurë, 01 August 2018 14:43

Kreu i grupit parlamentar te LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar ministrin e Financave, Arben Ahmetaj ‘si pecetë e Ramës, për të fshirë buzët e jo vetëm...’.

Në një postim në Facebook Vasili dhe se 59 milion euro më pak të ardhura në buxhet është skandaloze. “Kaq mjaftojnë për 2 Teatro Kombëtarë dhe hajdutët thonë s'ka para'”, thotë Vasili.

Postimi i plotë

59 milion euro më pak të ardhura, kaq mjaftojnë për 2 Teatro Kombëtarë dhe hajdutët thonë s'ka para'. Ministria e Financave pa dyshim shkelqen per llafazanllekun e saj proverbial.

Kur e degjon Min. e Financave eshte tamam sic thote populli qe ‘kur te degjoj i lumi une ama kur te shoh i mjeri une.’

Ndaj edhe te ardhurat bien vazhdimisht sepse Ministria e Financave eshte jo kujdestarja e financave te shtetit dhe hartuesja e nje modeli ekonomik realist dhe racional per vendin, por thjesht ministria qe ka per detyre vetem qe ne heshtje, me koken ulur dhe e poshteruar te permbushe te gjithe psikopatite e kryeministrit, qe s'kane asfare te bejne as me nevojat e vendit, as me hallet e njerezve dhe nevojat e tyre urgjente.

Ministrine e Financave mos e degjoni me se ç'thote se as ata vete nuk dine se ç'thone ata thjesht jane pecete e kryeministrit per te fshire buzet e tij dhe jo vetem....

Te ardhurat kane rene me 59 milion euro vetem per gjysmen e pare te vitit ne raport me planifikimin dhe rezulton se në 6 muajt e parë të vitit, janë mbledhur 216.9 miliardë lekë të ardhura në arkën e shtetit, ndërkohë që ishin parashikuar të mblidheshin 224.5 miliardë lekë,

Thene me thjesht akoma kaq leke mjaftojne per 2 Teatro te reja kombetare. Dhe keta hajdute na thone s'ka para' per teatrin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...