Janar-qershor 2018, buxhetit te shtetit i mungojnë 7.6 miliardë lekë

E mërkurë, 01 August 2018 16:40

Gjysma e parë e vitit është mbyllur me 7.6 miliardë lekë më pak të ardhura në buxhetin e shtetit, ose rreth 59 milionë euro, në raport me planifikimin e bërë.

Referuar treguesve përfundimtarë fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, rezulton se në 6 muajt e parë të vitit, janë mbledhur 216.9 miliardë lekë të ardhura në arkën e shtetit, ndërkohë që ishin parashikuar të mblidheshin 224.5 miliardë lekë.
Shkak për mosrealizimin e planit, është bërë rënia e të ardhurave nga TVSH-ja dhe tatim-fitimi të cilat nuk janë mbledhur në masën e pritur, edhe pse qeveria ka ulur pragun e TVSH-së për bizneset e vogla në 2 milion lekë nga 1 Prilli. Konkretisht nga TVSH-ja janë mbledhur 67.9 mld lekë, apo 4.3 miliardë lekë më pak nga sa ishte parashikuar.
Ndërsa të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” janë realizuar në vlerën 17.9 miliardë lekë, ose 1 miliardë lekë më pak. Po ashtu, edhe nga zëri  “Tatimi mbi të ardhurat personale” janë mbledhur 1 miliardë lekë më pak.
Në total, të ardhurat e qeverisë janë rritur me 2.3% gjatë gjysmës së parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Ndërsa Shpenzimet e përgjithshme publike,  për gjysmën e parë të vitit 2018, arritën në rreth 214.6 miliardë lekë,  apo 10.9 miliardë lekë më pak nga sa ishin parashikuar të shpenzoheshin.
Pak ditë më parë, përmes një akti normativ, qeveria ndryshoi buxhetin duke i dhënë më shumë prioritet investimeve dhe shpërblimit të fundvitit për pensionistët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...