Prokurorja që vuri me shpatulla pas murit Tahirin, tani ka në dorë fatin e Veliajt

E mërkurë, 01 August 2018 17:58

Elisabeta Imeraj është emëruar drejtuese e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës. Ajo u bë e njohur për publikun kur u shfaq së bashku me dy prokurorë të tjerë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku kërkuan heqjen e imunitetit për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Imeraj është prokurore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndërsa ka hetuar edhe çështje të tjera të bujshme si ajo e imamëve për terrorizëm, apo edhe çështjen Shullazi.

Në prokurorinë e Tiranës, e cila tashmë do të drejtohet nga Imeraj, janë një sërë çështjesh të cilët lidhen me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Dosjet në fjalë janë hetuar në kohën kur Prokuroria e Tiranës drejtohej nga Petrit Fusha, por hetimet janë mbyllur.

Opozita e ka akuzuar disa herë kryebashkiakun sa ka ndërhyrë për mbylljen e hetimeve duke ju referuar edhe një fotografie ku Veliaj shfaqej me prokurorin Fusha në një prej lokaleve të Tiranës.

Ndryshimet në drejtimin e prokurorisë mund të sjellin edhe hapjen e këtyre dosjeve.

Pesë dosjet për të cilat opozita ka akuzuar Veliaj dhe që hetimet janë mbyllur.

-Gjoba për dëmet e protestës së ‘8 dhjetorit’ që rezultoi se firma e policit bashkiak ishte false!

-Ndërtimi i parkut të lojërave te liqeni!

-Protesta para Gjykatës së Apelit Administrative!

-Vrasjen e Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës

-Hetimin për parkingun e sheshit ‘Skënderbej’.

Ndryshimet në prokurorinë e Tiranës vjen në kulmin e debatit sa i takon Teatrit Kombëtar ku opozita dhe artistët kanë denoncuar tjetërsimin e pronës publike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...