Ngjarje e rëndë në Kukës, fëmija 2 vjeçar bie nga lartësia

E mërkurë, 01 August 2018 19:04

Një fëmijë i mitur vetëm dy vjeç është aksidentuar rëndë teksa luante fare pranë parmakut të dritares së shtëpisë së tij në qytetin e Kukësit.
Për pasojë i mituri është rrëzuar nga lartësia e katit të dytë të banesës dhe është plagosur rëndë. Policia njofton se aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.7 në qytetin verior. Vogëlushi është dëmtuar në kokë dhe pas qëndrimit në spitalin e qytetit, mjekët kanë vendosur ta dërgojnë në spitalin e Traumësnë Tiranë, pasi gjendja e tij është përkeqësuar.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 31. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale, pasi në lagjen nr. 7 Kukës, i mituri O. M, vjeç 2, banues në lagjen nr. 7, duke luajtur në parmakun e dritares së banesës në katin e dytë, është rrëzuar duke rënë në tokë, e dëmtuar në pjesën e kokës, pas marrjes së mjekimit të parë në spitalin Rajonal Kukës, është transportuar në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...