Një tjetër minator ka mbetur i plagosur në minierat e Bulqizës. Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 minuta, ku është aksidentuar gjatë punës shtetasi A.H, rreth 32 vjeç banues në Bulqizë.
Policia sqaron se i dëmtuari aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në minierë.