Britani e Madhe, Naim Hasani, nominohet për çmimin “Avokati më i mirë për të Drejtat e Njeriut 2018”

E mërkurë, 01 August 2018 22:20

Avokat Naim Hasani, me një eksperiencë të jashtëzakonshme në Britaninë e Madhe, është nominuar për çmimin presitigjoz “Avokati më i mirë për të Drejtat e Njeriut për vitin 2018”, në Britaninë e Madhe.

Lajmin e jap vet avokat Naim Hasani në rrjetin social FB ku shkruan:
“Jam shume I lumtur qe sot pasdite jam njoftuar nga Ministria e Drejtesise nepermjet Shoqerise se Ligjeve se jam përzgjedhur konkurrent kryesor per çmimin prestigjoz “AVOKATI MË I MIRË PËR TË DREJTAT E NJERIUT PER VITIN 2018” në Angli dhe Wales.
Fituesi do të shpallet më daten 17 Tetor 2018 ne nje ceremoni sepeciale në Londer. Padyshim nese do të kem privilegjin të shpallem fitues i ketij cmimi mjaft prestigjoz në fushen e drejtesise, do të ishte nje vleresim i jashtezakonshem për punen time si Avokat por edhe për komunitetin shqiptar në Britani dhe imazhin pozitiv dhe integrues qe ky çmim percjell”.
Mediat angleze: Naim Hasani, një histori suksesi në Britani/Avokati Naim Hasani, jo vetëm ishte i pari shqiptar që mbrojti një çështje në Gjykatën Supreme të Britanisë, por arriti dhe të triumfonte. Naim Hasani fitoi një çështje, ku dy bashkëqytetarë u njohën si shtetas britanik, edhe pse ishin regjistruar më parë si shtetas kosovarë, ndërkohë që ishin nga Shqipëria.
Ky vendim hapi dritë jeshilë për mijëra raste të ngjashme, po ashtu dhe për fëmijët e tyre që kishin këtë problem, për shkak të regjistrimit fillestar të prindërve si shtetas kosovarë.
Gazeta prestigjioze, The Times, ka botuar para pak ditësh një shkrim lidhur me këtë histori suksesi për Naim Hasanin dhe kolegët e tij.
Duhet theksuar se në këtë rubrikë të The Times, shkruhet vetëm për raste të rralla dhe avokatë të shquar. Naim Hasani është po ashtu, kreu i degës së Partisë Demokratike në Londër.

Naim.jpg

 

Modifikuar më E mërkurë, 01 August 2018 23:17

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...