Abuzimi me çmimet, Klosi-bizneseve: Mos abuzoni, transparencë me turistët 

E Enjte, 02 August 2018 09:16

Ministri i Mjedisit e Turizmit, Blendi Klosi u ka bërë thirrje bizneseve në zonat bregdetare, që të mos abuzojnë me çmimet e shërbimeve që ofrojnë, pasi vetëm kështu numri i turistëve do të vijë duke u rritur dhe ata që frekuentojnë Shqipërinë do të jenë të kënaqur me shërbimin e ofruar.

Teksa ka takuar përfaqësues të bisneseve turistike të Velipojës, drejtorët rajonalë dhe anëtarë të Komitetit të Turizmit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka thënë, se çelësi i suksesit të zhvillimit të turizmit, është balanca e çmimit me cilësinë dhe respektimi i ligjeve.

“Shteti ashtu sic ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj,do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e çmimeve, abuzimet me çmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë tëparë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në cdo restorant apo hotel, lista cmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa i përket cmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është celësi i suksesit; zbatimi i rregullave nga të gjithë” tha ministri Klosi.

Duke bërë analizën e problematikave të këtij sezoni Klosi theksoi se plazhi i Velipojës është shumë herë më i pastër se vitet e shkuara, ndërsa është bërë një punë shumë e mirë për vendosjen dhe zbatimin e sinjalistikës ujore.

Klosi cilësoi arritje ngritjen e kullave të vrojtimit dhe angazhimin e 250 vrojtuesëve duke minimizuar jetën e humbura në det, por kreu i Turizmit u riapeloi bizneseve të pranishëm në takim se është pikërisht detyrimi i tyre ligjor për vënien e rojeve të çertifikuara.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...