Një aksident automobilistik ka ndodhur në zonën e Krastës në Bulqizës.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë. Nga aksidenti ka mbetur i pajetë një 60 vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinë.
Policia ka raportuar se shoferi i mjetit po transportohet me helikopter për ndihmë mjekësore drejt Tiranës.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 10.30.