"Vendimi i drejtë i Presidentin Meta për rikthimin e ligjit për Lojrat e Fatit"

E Enjte, 02 August 2018 14:44

Deputeti i LSI, Petrit Vasili e cilëson të drejtë vendimin e Presidentit Meta, i cili me anë të një dekreti, riktheu për rivotim në Kuvend ligjin për “tatimin mbi të ardhurat” duke shprehur rezerva për nenin 6 që trajton tatimin e lojërave të fatit.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, kreu i grupit parlamentar të LSI tha se me këtë vendim synohet që të rishikohet ligji, në mënyrë që të mos i krijohen lehtësira fiskale bixhozit.

“Është një vendim shumë i drejtë i presidentit. Unë nuk kam pse bëj më shumë komente. Bëhet fjalë për një masë inkurajuese dhe jo dekurajues që vjen sot me këtë ligj, pasi nuk duhet të ketë lehtësira fiskale për bixhozin. Dua të rikujtoj se në 2013 ka patur një operacion të policisë, ‘Fundi i Marrëzisë’, në atë kohë Rama tha se askush nuk do ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar. Por shifrat aktuale flasin tjetër gjë”, u shpreh Vasili.

Ndryshimet e ligjit për “tatimin mbi lojërat e fatit” u miratuan në muajin Korrik me paketën e re fiskale, ku tatimi mbi të ardhurat 15% nuk do të llogaritet mbi xhiron, por mbi të ardhurat bruto, duke zbritur shumën që ju shpërndahet lojtarëve fitues.

Ndryshimi i fundit ligjor që është rikthyer për rishikim nga Presidenti Meta, u interpretua nga Financat si një saktësim për të harmonizuar atë me ligjin bazë të lojërave të fatit që u miratua në vitin 2015.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...