Vetëvrasja e gruas së gjyqtarit, fqinjët: Ja çfarë pamë e dëgjuam

E Enjte, 02 August 2018 15:32

Bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj, Enkeleda Hallunaj, u vetëvra në rrethana ende të paqarta.Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Tiranë ishte me profesion stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës.

Besohet se 37-vjeçarja ka qenë e vetme në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.
Fqinjët e familjes Hallunaj që u bënë dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar minutat e para pas aktit të rëndë.
Ata kanë deklaruar se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë dhe kanë dalë jashtë.
‘Kemi dëgjuar një zhurmë, ishte aq e fortë sa nuk e menduam se ishte një trup njeriu. Ka qenë vetëm në shtëpi, sepse nuk kemi parë njerëz të tjerë të dalin.
Kanë qenë disa kalimtarë duke kaluar, janë tromaksur. Ne lajmëruam policinë menjëherë’, kanë thënë kalimtarët.
Në vendin e ngjarjes ka një numër të madh efektivësh dhe drejtuesish të policisë e prokurorisë por edhe kolegë të gjyqtarit Dritan Hallunaj.
37-vjeçarja Enkeleda Hallunaj gjeti vdekjen sot pasi u hodh nga ballkoni i banesës në katin e pestë. Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet e këtij veprimi ekstrem. /BW

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...