×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vajza muxhahedine refuzon të takojë prindërit iranianë: Kanë ardhur për akte terroriste

E Enjte, 02 August 2018 16:42

Rikthehet historia e dy prindërve iranianë, të cilët prej ditësh ndodhen në Shqipëri, për të takuar vajzën e tyre muxhahedine. Këtë herë, protagoniste është vajza, e cila jo vetëm refuzon ti takojë prindërit, por ka bërë kallëzim ndaj tyre, pranë Policisë së Durrësit.

Burime nga Policia Vendore e Durrësit, bëjnë të ditur se ka bërë kallzim shtetësja Iraniane Somayeh Mohammad, 38 vjeçe. Ajo sqaron se ka ardhur në Shqipëri, disponon leje qëndrimi  dhe nuk do të takohet me babain e saj, i cili ka ardhur nga Irani dhe jeton në Tiranë.

Të njëjta burime, saktësojnë se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës,  për vlerësimin e elementeve të veprës penale  dhe për ndjekje të mëtejshme.

Çift kanadezë, por me kombësi iraniane, disa ditë më parë, apeluan në mediat shqiptare, ndaj shtetit shqiptar, prej të vilit kërkonin  t’i lejojë takimin me vajzën e tyre, që kanë 21 vite pa e parë, e cila, sipas tyre, ndodhet në kampin e Manzës, ku janë strehuar muxhahedinët.

Çifti ka mbërritur në Shqipëri që në fillim të muajit korrik. Sipas tyre, vajza në moshën 17- vjeçare, u largua nga familja pa dijeninë e tyre dhe shkoi në Iran për t’iu bashkuar organizatës së quajtur MEK. Vajza quhet Somayeh Mohammad dhe është e datëlindjes 8 shtator 1980. Ajo iu bashkua muxhahedinëve iranianë MEK në vitin 1997. Ata kanë mësuar se vajza e tyre, tashmë 38-vjeçare, ndodhet në kampin Ashraf 3 në Manzë, ku janë strehuar muxhahedinët iranianë të ardhur në Shqipëri. Prindërit e saj, Mostafa dhe Rubade Mohammad pretendonin se vajza mbahet në këtë kamp kundër vullnetit të saj dhe kërkojnë që ta takojnë dhe ta marrin atë në Kanada.

foto mek e1532348957444

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Më datë 01. 08. 2018  ka bërë kallzim shtetësja Iraniane S. M., 38 vjeçe,  e cila sqaron se ka ardhur në Shqipëri, disponon leje qëndrimi  dhe nuk do të takohet me babain e saj, i cili ka ardhur nga Irani dhe jeton në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës,  për vlerësimin e elementeve të veprës penale  dhe për ndjekje të mëtejshme

Modifikuar më E Enjte, 02 August 2018 16:48

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...