×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nuk mjaftohen me drejtuesin, Roma “kërcënon” Barcelonën: “Kërkojmë Messi-n!”

Premte, 03 August 2018 07:16

Ndonëse Malcom dëshiron të ndryshojë faqe, transferimi i tij kontraversal dhe i papritur te Barcelona, vijon të ketë një impakt në Itali, sidomos te Roma, që supozohej të ishte klubi i tij i ardhshëm. Pikërisht klubi i kryeqytetit Italian ka njoftuar sot nënshkrimin me Francesco Calvo, në rolin e drejtorit të të ardhurave. Calvo vjen nga Barcelona, aty ku ka punuar që nga viti 2015, duke mbajtur të njëjtin pozicion sikurse tani te Roma. Calvo do të zhvendoset në Itali, për të marrë detyrën në muajin shtator.

Lajmi është konfirmuar vetëm pak pasi Roma, në përballjen miqësore në kuadër të fazës përgatitore ndaj Barcelonës, zhduku gjithçka në Twitter që kishte të bënte me Malcom. Shenja këto të tërbimit të italianëve ndaj transferimit të futbollistit në Nou Camp. Ndërkohë, James Pallotta, presidenti i Romës, ka përfituar edhe një herë nga afrimi i ish-drejtuesit të Barcelonës, Calvo, për të përsëritur një “kërcënim” ndaj klubit katalanas, sikurse është publikuar në profilin e klubit roman në Twitter: “Kjo nuk ndryshon asgjë, ne vazhdojmë të kërkojmë Messi-n”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...