Profesionet që aktualisht mund te gjesh pune në Shqipëri!

Premte, 03 August 2018 12:54

Nëse keni një diplomë dhe eksperiencë në sektorin e financës, biznesit apo teknologjisë së informacionit dhe jeni në kërkim të një pune, koha duket më e përshtatshme për ju sesa për ata që kanë profesione të tjera.

Në listën e vendeve vakante të punës, referuar të dhënave që japin agjencitë privatë te punësimit, rezulton se kategoria më e kërkuar nga 1 Janari i vitit 2018 e deri më tani është “Kontabël-Financë”. Eksperienca e punës që kompanitë kërkojnë për aplikantët për këtë lloj pozicioni pune është minimumi 3 vite.

Vendin e dytë e zë kategoria “Shitje-Zhvillim Biznesi”. Kompanitë kërkojnë kandidatë më aftësi shumë të mira bindëse, këmbëngulëse dhe të jenë të përgjegjshëm në shitje dhe në zhvillim biznesi.

Ndërsa gjatë vitit 2017, industria më e kërkuar ka qenë IT-Zhvillim softesh, pozicion i cili tani renditet në vend të tretë.

Nga ana tjetër, punëkërkuesit janë të prirur më tepër për të aplikuar në kategorinë “Shitje-Zhvillim biznesi”. Kjo kategori zë vendin e parë për aplikime. Pas saj, renditet IT- Zhvillim softesh, kategoria më e kërkuar vitin e kaluar

 

VENDET-VAKANTE.jpg

 

Modifikuar më Premte, 03 August 2018 13:16

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...