Kina humb statusin si tregu i dytë më i madh në botë i aksioneve, i le vendin Japonisë

Premte, 03 August 2018 13:34

Kina ka humbur statusin si tregu i dytë më i madh në botë i aksioneve. Pas një rënieje këtë javë, titujt e kapitalit në Kinë vlenin 6.09 trilionë dollarë, sipas Bloomberg. Japonia, arrinte një total prej 6.17 trilionë dollarë, ndërsa Shtetet e Bashkuara, që është tregu më i madh i aksioneve në botë, në mbi 31 trilionë dollarë.

Tregu i aksioneve i Kinës tejkaloi Japoninë në fund të 2014-ës dhe preku nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej më shumë se 10 trilionë dollarë në Qershor të 2015-ës. Aksionet dhe valuta kineze kanë marrë goditje këtë vit nga lufta tregtare me SHBA, përpjekjet e qeverisë për të ulur borxhin dhe ngadalësimi ekonomik. Indeksi i titujve të kapitalit të Shangait, ka humbur 17% në vitin 2018, duke u kthyer në performuesit më të këqij në botë. Aksionet industriale dhe të teknologjisë brenda CSI 300 kanë patur performancën më të dobët, duke humbur më shumë se 20% të vlerës.

Humbja në renditje përbën një kujtesë për Kinën se roli i vetë në tregjet financiar global, pavarësisht se i madh, nuk i përputhet ende fuqisë ekonomike. Politikëbërësit kanë premtuar se do të hapen ndaj ekonomisë botërore, duke hequr limitet e investimeve në industri nga bankingu e deri te bujqësia. Megjithatë, zotërimi i huaj i titujve të kapitalit dhe të borxhit qëndron i ulët. Sasia totale që juani kinez zë në pagesat globale ka rënë në 1.81% në Qershor nga 1.88% një muaj më parë.

Ndërkohë që indeksi i titujve të kapitalit në Japoni, Topix ka rënë me më shumë se 4% deri më tani për vitin, mbetet një nga tregjet me performancën më të mirë në Azi. Kjo vjen prej blerjes nga Banka e Japonisë në fondet e listuara në bursë (ETF) dhe ndërkohë që shumë kompani kanë publikuar rezultate të forta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...