Vëllai i drejtorit të OSHEE-së kapet duke vjedhur energji elektrike

Premte, 03 August 2018 15:25

Task Forca e OSHEE ka kryer sot disa kontrolle në rajonin e jugut, ku janë evidentuar edhe abonentë që vidhin energjinë elektrike.

Burime thonë se në Gjirokastër është kapur duke vjedhur energjinë vëllai i drejtorit të njësisë së OSHEE për qytetin, Rezart Hoxha.

Task Forca e mbërritur nga Fieri, ka konstatuar se në lokalin e shtetasit Dritan Hoxha, vidhej energji elektrike. Lokali ndodhet në qendër të qytetit të Gjirokastrës.

Mësohet se çështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Nuk dihet se prej sa kohësh Dritan Hoxha vidhte energjinë elektrike në biznesin e tij. A ka qenë në dijeni vëllai i tij që është drejtor në OSHEE?

Këto pritet të zbardhen nga hetimi i Prokurorisë, por sidoqoftë pas kësaj, drejtori Rezart Hoxha duhet minimalisht të dorëhiqet.

Është pa sens që ai të shkojë të ndërpresë lidhjet e paligjshme në abonentë të tjerë, kur ka mbyllur sytë para biznesit të vëllait të tij. /Lapsi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...