×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si ndikon rënia e lirës turke në vendin tonë? Impakti i parë, në çmimin e veshjeve

Saturday, 04 August 2018 13:07

Lira Turke, sipas kursit të fundit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këmbehet në tregun vendas në kuotën e 21.35 lekëve, një rënie e ndjeshme krahasuar me fillimin e vitit, kur kjo monedhë ishte në nivelin e 30 lekëve.

Zhvlerësimi me 28% në pak muaj lidhet me ecurinë e ekonomisë së Turqisë dhe së fundmi sanksionet nga ana e Shteteve të Bashkuara, por është ndikuar pjesërisht edhe nga forcimi i lekut.

Një rënie e tillë, e cila po fshin gradualisht 1/3 e vlerës së kësaj valute, natyralisht ndihet lehtë edhe në vendin tonë, ku Turqia është partneri i katërt më i rëndësishëm për nga vlera e importeve. Ndonëse vlera e 25 miliardë lekë mallrave të importuara zë rreth 8% të vlerës totale të importeve, në disa grupe të veçanta mallrash ka një peshë më të madhe.

Kështu, në listën e importeve nga Turqia, bie në sy mbërritja e 7.8 miliardë lekëve mallra të grupit Tekstile dhe Këpucë, të cilat zënë rreth 18% të importeve totale në këtë kategori. Ndryshe nga Italia, ku një pjesë e mallrave të kësaj kategorie shërbejnë si material për industrinë fasone, pothuajse i gjithë ky import nga Turqia shitet në tregjet e vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT mbi inflacionin e çmimeve, bien në sy ndryshimet mujore në kategorinë veshje dhe këpucë, ku çmimet kanë ardhur në rënie. Një ndikim të lehtë në këtë rënie mund të ketë pasur edhe rënie e lirës.

Mallra të cilat importohen gjithashtu në vlera të larta nga Turqia janë edhe ato në grupin “Produkte kimike dhe plastike”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, si dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”.

Megjithatë, këto mallra nuk zënë një vend aq të rëndësishëm në importe sa për të ndikuar direkt në çmime, duke pasur parasysh edhe faktin se një pjesë e mirë e tregtarëve i kryejnë transaksionet në valuta të tjera si dollari amerikan apo euro dhe jo në lira.

Ajo çfarë mund të ndikohet megjithatë nga rënia e lirës turke është rritja e importeve nga ky vend, tashmë që kostoja ulet ndjeshëm. Diçka e tillë vihet re edhe në të dhënat e fundit të tregtisë së jashtme, ku vlera e mallrave nga Turqia gjatë muajit Qershor ishte mbi 10% më e lartë se një vit më parë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...