Heineken hyn në Kinë – Blen për $3.1 mld 40% të aksioneve të prodhuesit më të madh kinez

Saturday, 04 August 2018 13:50

Gjigandi i birrës, Heineken ka arritur një marrëveshje me kompaninë që kontrollon prodhuesin më të madh të birrës në Kinë. Marrëveshja parashikon që Heineken, që është prodhuesi i dytë më i madh i birrës në botë të marrë nën kontroll 40% të aksioneve të CR Beer, për një çmim total prej 3.1 miliardë dollarësh, duke i dhënë kështu kompanisë holandeze mundësinë për t`u futur në një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë në këtë sektor.

Nga ana tjetër, China Resource Enterprises do të blejë 0.9% të aksioneve të Heineken për 537 milionë dollarë.

“Ne besojmë se mund të fitojmë së bashku në këtë epokë të re të tregut kinez të birrës, ku sektori i birrës premium po rritet ndjeshëm”, thuhet në njoftimin e prodhuesit kinez.

Heineken nga ana tjetër kërkon të hyjë me këmbën e mbarë në tregun më të madh të birrës në botë. Marrëveshja duhet të marrë më parë aprovimin e autoriteteve të anti-trustit në Kinë dhe pastaj të zyrtarizohen transaksionet. Transaksioni pritet të përmbyllet brenda fundit të këtij viti. Pas lajmit, aksionet e kompanisë kineze u rritën menjëherë me 10%.

Që prej vitit 2012, tregu i birrës në Kinë ka njohur një ngadalësim, si pasojë e zhvendosjes së interesit te pijet alternative, si vera.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...