Aksident i rëndë në Pukë, përmbyset vinçi, një i vdekur dhe një i plagosur

Saturday, 11 August 2018 13:41

Ditën e sotme në aksin Pukë-Shkodër ka ndodhur një aksident i rëndë, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si ‘Kthesa e gomsiqes’.

Një vinç është përmbysur në rrugë, e për pasojë një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër që ka qenë në mjet është plagosur. Burime zyrtare thonë se viktima që ndodhet poshtë mjetit targe AA 706AV, është shtetasi Fredi Fishta. Ndërkohë, pasagjeri, Gent Ndoci ka mundur të dalë nga mjeti, ndërsa ka shpëtuar pa pasoja të mëdha.

Për momentin në vendin e ngjarjes janë forca të zjarrfikëses dhe policia, të cilat po tentojnë që të lëvizin mjetin dhe të nxjerrin prej aty viktimën. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vinçit i janë dëmtuar frenat, duke shkaktuar kështu tragjedinë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...