×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Masakra e Selenicës me tetë të vrarë, qytetarët: Të rikthehet dënimi me vdekje

Diel, 12 August 2018 15:54

Masakra e Selenicës ka rikthyer debatin nëse duhet ashpërsuar legjislacioni për personat që kryejnë krime monstruoze. “News24” mori mendimin e qytetarëve, të cilët kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri.

“Duhet të jetë dënimi me vdekje. Çfarë është kjo? Armëmbajtje pa leje që të bëjnë pazar, gjykatësit dhe prokurorët? Nuk e shef se çfarë po bëhet për vendimet në drejtësi. Duhet të jetë sepse nuk do guxonin të merreshin me shumë gjëra. Jo, pse do riktheheshe ne diktaturë, do e mbash derën pa çelës… Unë kështu mendoj dënimi me vdekje duhet te jetë kapital, është problem tjetër nëse nuk duan qeveritarët, atëherë ata e kanë problemin e familjeve te tyre”, thotë një qytetar.

Ja çfarë thonë qytetarët e tjerë:

“Unë atë të masakrës Selenicës e dënoj me vdekje”.

“Këtu duhet të ketë ligj me pushkatim dhe varje, pse Amerika nuk e heq për vete duhet të jetë për kriminelët”.

“Ndëshkime të rënda duhet të ketë për monstra të tilla”.

“Atë ta dënosh me vdekje, është një masakër që s’ka bërë vaki ndonjëherë në botë, s’më ka zënë gjumi për atë fëmijë 6 vjeç dhe vajzën 17 vjeç”.

A duhet ashpërsuar legjislacioni për armëmbajtjen pa leje?

“Po, 10 vjet, 20 vjet”.

“Absolutisht, duhet të veprojë shteti dhe në mënyre sa më urgjente. Nuk ka bërë vaki në Shqipëri të vriten 8 persona nga një pjesëtar i familjes, nga një gen, nga një gjak, e jashtëzakonshme”.

“Për mua ata që kanë armë janë kriminel, për çfarë e mbajnë armën ata? Për të vrarë, për të vjedhur”.
“Duhet te ketë dënime më të ashpra, me varje… s’duhet të ekzistojë arma fare”.

“Ata që mbajnë armë të futen brenda”.

“Duhen dënime maksimale fare pa gjykata fare, jo të paguajnë lekë e të dalin, 15 vjet, 20 vjet, 15 vjet burg”.

Pasiguria për jetën është arsyeja kryesore sepse shqiptarët kërkojnë rikthimin e dënimit kapital.

“Kam frikë, për fëmijët më tepër”.

“Nuk ndihem shumë i sigurtë, dita ditës po e shohim çfarë bëhet”.

“Jo, fare…”

“99 përqind nuk ndihem i sigurtë”.

“Në Shqipëri? Jo! Me tepër jashtë shtetit, madje më shumë siguri ka në Kosovë se në Shqipëri”.

“Çdo gjë mund të ndodhë, kalon një i çmendur në rrugë dhe të vret, si të ndihesh i sigurt, nuk ka asnjë shpresë”.

Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri, u aplikua në maj të vitin ‘92, për masakrën e Libofshës. Dy vëllezër u varën publikisht në mes të qytetit, pasi ekzekutuan gjatë një grabitje me armë 5 anëtarë të një familje mes tyre edhe një foshnje 8-muajshe. Edhe pse nuk pati më dënime kaq të rënda, dënimi me vdekje u shfuqizua nga legjislacioni shqiptar në vitin 2000 pas nënshkrimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...