×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Paratë e drogës rrisin me 28% numrin e makinave luksoze në Shqipëri

Hënë, 13 August 2018 09:06

Viti 2017 ka shënuar rritje të pazakontë të makinave të luksit në qarkullim. Ministria e Financave, e cila i ka përfshirë në taksim të posaçëm këto automjete që nga viti 2017 ka gjetur se numri i mjeteve luksoze në qarkullim është shtuar me 28% vitin e kaluar.

Në vitin 2016, kur u mor nisma ligjore për rritjen e taksave ndaj makinave luksoze numëroheshin 5400 të tilla, por në vitin 2017 u shtuan në qarkullim edhe 1541 automjete luksi.

Si pasojë e këtij fluksi, Ministria e Financave rriti të ardhurat nga taksimi i tyre, duke grumbulluar rreth 58 milionë lekë nga 19 milionë që kishte parashikuar.

Sipas deklaratave të Policisë së Shtetit në kohën kur u bënë aksionet u gjet se shumë makina luksoze, “BMË X5”, “BMË X6”, “AUDI A6”, etj., ishin të trafikuara dhe pa dokumentacionin përkatës dhe përgjithësisht ishin futur nga pikat kufitare me Malin e Zi.

Në një fazë të aksionit më 2016 u bllokuan rreth 20 mjete, por më tej në 2017, automjetet e luksit panë rritje të shpejtë.

Në paketën fiskale të vitit 2017, qeveria vendosi të rrisë taksat për makinat e luksit, për automjetet mbi 7 milionë lekë.

Por nga janari i vitit 2018, kjo taksë paguhet nga automjetet me vlerë mbi 5 milionë lekë dhe me cilindrat mbi 3 mijë kubikë.

Ulja e kufirit të çmimit për aplikimin e taksës së makinave luksoze u bë me qëllim për të shtuar numrin e drejtuesve të mjeteve që paguajnë taksën.

Por teksa makinat e luksit janë shtuar, Shqipëria vijon të jetë vendi europian me numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë, tregues ky që tregon se niveli i jetesës në vendin tonë vijon të ketë një diferencë të madhe nga kontinenti ku jemi të pozicionuar gjeografikisht.

Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016, BE kishte mesatarisht 505 autovetura për 100 banorë, ndërsa sipas të dhënave kombëtare të INSTAT, Shqipëria kishte 420 mijë autovetura më 2016 ose 146 automjete për 1000 banorë me një rritje të lehtë nga viti 2015.

Gjithashtu sipas të dhënave të Nation Master Shqipëria, vijon të ketë numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë edhe në krahasim me rajonin, ku shihet se me 2016 në Malin e Zi u regjistruan 309 makina, në Serbi 288 autovetura për 1000 banorë dhe në Bosnjë 2014 automjete për 1000 banorë.

Modifikuar më Hënë, 13 August 2018 09:12

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...