×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kush është ‘avokati i djallit’?

Hënë, 13 August 2018 13:37

Pak pas orës 11:00, Ritvan Zykaj nën të forta sigurie ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, vendim që pritej të jepej në kohë rekord duke pasur parasysh rrethanat e ngjarjes.

Por vendimi është dhënë vetëm pas më tepër se 1 ore, pasi asnjë avokat nuk pranonte të përfaqësonte në seancë Ritvan Zykajn, i cili ka marrë edhe epitetin “Monstra e Selenicës” pasi vrau pasditen e së premtes 8 të afërm të tij në fshatin Resulaj.

Mospranimi i juristëve për të dalë në mbrojtje të Zykajt si avokat kryesisht bllokoi për disa momente procesin, pasi ligjërisht ai duhej të kishte një avokat në dhënien e masës së arrestit.

E pas ndërmjetësimit të kryetarit të gjykatës, ka qenë avokati Dritan Mehmeti ai që ka pranuar të mbrojë para trupës gjyqësore “klientin” Ritvan Zykaj. Por më tepër se sa për ta mbrojtur në gjyq, gjesti i tij ka ndihmuar gjykatën që të përcaktojë masën arrest me burg për 24-vjeçarin që për arsye krejt banale u mori jetën 8 personave, mes të cilëve edhe 2 fëmijë. TCH

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...