Dokumenti/ Zbardhet sherri i plotë që çoi në tragjedinë e Selenicës

Hënë, 13 August 2018 16:40

Referuar dëshmisë së familjarëve dhe provave në vendin e ngjarjes, prokuroria ka shpjeguar sot në gjykatë, dinamikën e ngjarjes së kobshme të Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau me kallashnikov, kushërinjtë e dytë. Gjatë seances per masën e sigurisë që u zhvillua në Gjykatën e Vlorës, Ritvan Zykaj nuk ka folur asnjë fjalë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka pranuar krimin e rëndë, por nuk ka shfaqur pendesë. Siç shihet edhe në dokumentin e prokurorisë (bashkëngjitur këtij shkrimi) sherri ka nisur për motive banale.

Vasilika Zykaj, që mbeti viktimë  bashkë me të shoqin Besimin dhe dy fëmijët e mitur Sara dhe Ledion, i kishte telefonuar nënës së autorit, Lindita Zykaj, duke i thënë se dy djemte e saj i kanë vjedhur pulat e detit. Sherri është sqaruar mes nënës së Ritvanit dhe Vasilikës. Me atë rrugë, ata janë nisur tek një i afërm që kishte ardhur nga emigracioni. Gjatë drekës, është hapur sërish biseda për vjedhjen e pulave të detit, dhe Ritvani mësohet të ketë dhënë se “nuk i kam vjedhur unë”.

Sakaq, ndonëse familjarët e tjerë kanë vijuar të qendrojnë për drekë, Ritvani është ngritur më herët, ka marrë armën dhe ka shuar 3 familje të të njëjtin trung. Përkatësisht, vëllanë e gjyshit, Demir Zykaj me të shoqen si dhe dy djemtë e Demirit me gratë e tyre dhe dy fëmijët e vegjël (nipat e Demirit). E gjitha kjo vetëm se Vasilika, njëra prej grave të familjes, ka dyshuar se ai mund të ketë vjedhur pulat e detit.

Po kështu autori, i ka njoftuar familjarët jo ve fjalë por me pamje. Ai ka nisur videon e kufomave, djalit të hallës, dhe ky i fundit ka vënë në dijeni babanë e Ritvanit që sapo kishte dalë nga dreka familjare. Më poshtë lexoni të plotë dokumentin e prokurorisë mbi ngjarjen e rëndë të Selenicës, ndodhur të premten, më 10 Gusht.

foto

Modifikuar më Hënë, 13 August 2018 16:42

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...