“Luftë” në Kamëz, eksploziv dhe breshëri armësh banesës

Tuesday, 14 August 2018 09:00

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar rreth dy orë pas mesnate në Kamëz. Në komunikatën për mediet, policia njofton se lënda plasëse është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit SH. H., e cila gjithsesi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në dy automjete të parkuara në oborr dhe jo të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e njohur si “Bulevardi Blu”. Ndërkohë, policia thekson se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit të mësipërm.

Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor, i cili po punon për të mësuar rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.

Vetëm pak orë më vonë, gjatë kontrolleve mbi këtë ngjarje, policia gjeti një mjet tip fuoristradë në Fushë Krujë, në brendësi të të cilit janë gjetur dy armë zjarri kallashnikov, që dyshohen të jenë përdorur nga autorët në Kamëz.

Modifikuar më Tuesday, 14 August 2018 09:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...