Shëndetësia ‘falas’ e Ramës, situatë dramatike në spitalin e Shkodrës

Tuesday, 14 August 2018 11:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili është me profesion mjek, jep alarmin se një situatë kaotike ka përfshirë spitalin rajonal të Shkodrës në këto ditë të nxehta gushti.

Ai ka publikuar disa foto që vërtetojnë se si qytetarët presin në radhë të gjata për një vizitë shëndetësore, apo vetëm për një vulë për rinovim patente, pas derës së mjekut.

“Situatë dramatike për qytetarët në këto ditë të nxehta në Spitalin e Shkodrës. Radhë pa fund të prindërve me fëmijë të vegjël që presin për një vizitë apo qytetarë që presin me ditë të tëra një vulë për rinovim patentë. Sigurisht, faji nuk është i mjekëve që japin maksimumin në kushte aspak normale ndërkohë që ministrja dhe drejtuesit e sistemit bëjnë shoë para kamerave. Kjo është shëndetësia e fasadës në vend të shërbimit. Kjo është shëndetësia “falas””, shkruan Spahia.

22

Modifikuar më Tuesday, 14 August 2018 11:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...