Foto/ Ndryshon moti, ja çfarë pritet sot pasdite dhe nesër

E mërkurë, 15 August 2018 15:26

Duket se nga pasditja e sotme moti do të pësojë ndryshime. Edhe pse temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, shirat lokalë do të bien në të gjithë vendin.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë pasdites së sotme dhe nesër priten reshje në të gjitha zonat e Shqipërisë.

Parashikimi i motit

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjitha qarqet. Ato do të jenë të dobëta, përjashtuar Korçën, ku do të jenë mesatare, deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasdites së sotme.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 32 °C

në vendet e ulëta: 20 / 33 °C

në vendet malore: 14 / 25 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Zjarret në pyje

Sot pasdite në orët e para, pritet nivel ‘i moderuar’ i rrezikut në të gjitha qarqet e vendit, përjashtuar qarkun Korçë, ku pritet nivel ‘i ulët’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Përsëri, në zona të vogla mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim).

Por, në orët e fundit të ditës së sotme dhe nesër rreziku do të pësojë rënie, më e ndjeshme në Qendër dhe në Jug.

Modifikuar më E mërkurë, 15 August 2018 15:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...