Shpopullimi i Shqipërisë, deri në 2040 do të jemi 235 mijë shqiptarë më pak

E mërkurë, 15 August 2018 15:56

Instituti i Sigurimeve Shoqërore thotë se tkurrja e popullsisë nuk e cenon qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.

Zëvendësdrejtori Ali Emini shpjegon se, rënia e numrit të kontribuuesve është marrë parasysh në reformën e pensioneve, që u bë në vitin 2014.

’Reforma e pensioneve ka pasur synim që të përcaktojë masa konkrete dhe objektiva që të parashikojnë edhe këtë rënie të popullsisë’, thotë Ali Emini.

Në variantin bazë të reformës së pensioneve, qeveria ka përllogaritur se deri në vitin 2040, popullsia do të ulet me rreth 235 mijë vetë nga niveli aktual. Por, çfarë ndodh nëse rrudhja e popullsisë do të jetë më e madhe?

‘Sistemi është parashikuar të modifikohet një herë në 7-8 vite. Jo në kuptimin e ndryshimit të formulave dhe raporteve të pensioneve, sepse këto ndjekin trende shumë më të mëdha, 30/40-vjeçare.

Por, për të parë dhe për të ndërhyrë në tregues të caktuar të skemës, që mund të pasqyrojnë këto problemet e zhvillimeve demografike. Gjithmonë sistemi do të jetë nën kontroll, me qëllim që të mos gjendemi përpara problematikave, që të krijojmë pastaj stres’, tha më tej Emini.

Qeveria ka në duar dy mekanizma për të mbajtur të qëndrueshme skemën e pensioneve. Rritjen e të ardhurave nga kontributet, ose kufizimin e shpenzimeve, duke e lidhur rritjen e pensioneve me atë të të ardhurave.

‘Rritjet e pensioneve do të ndjekin zhvillimet e tyre, pasi bëhet mbi bazën e zhvillimit të treguesve të Sigurimeve Shoqërore dhe jo mbi bazën e dëshirave të momentit, qofshin këto sociale apo politike’, u shpreh Emini.

Rënia e popullsisë pritet të jetë një nga sfidat më të mëdha për ekonominë dhe financat e shtetit, pasi ajo rrudh të ardhurat nga taksat dhe rrit shpenzimet sociale, që qeveria bën nga buxheti./ TCh

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...