Katastrofa e Genovas, ambasadorja: Vetëm trupi i një prej shqiptarëve do kthehet

E mërkurë, 15 August 2018 17:39

Në një lidhje telefonike për News24, ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri u shpreh se nuk ka shqiptarë të tjerë të lënduar nga shembja  e urës në Genova, ku deri më tani kanë humbur jetën 39 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarët  Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

Ambasadorja Anila Bitri u shpreh se ambasada shqiptare po mban kontakte dhe ofron ndihmë ndaj familjarëve të viktimave, ndërsa sipas saj një prej shqiptarëve që humbi jetën do prehet në Itali, ndërsa viktima tjetër do transportohet drejt Shkodrës.

“Deri në këto momente nuk kemi informacione për shqiptarë të tjerë të implikuar në këtë tragjedi apo shqiptarë të lënduar, por kërkimet vazhdojnë nga autoritetet. Ne kemi ndjekur këtë situatë fatkeqësie dhe po bashkëpunojmë me autoritetet italiane. Ne kemi telefonuar edhe familjarët e dy shqiptarëve dhe ofrojmë gatishmërinë për nevojat që do kenë familjarët e viktimave.

Nëse familjarët duhet të kthejnë trupat në Shqipëri ose atje kur ata duan. Kemi një kërkesë për të rikthyer trupin e një prej viktimave në Shkodër, ndërsa në rastin tjetër mesa duket do qëndrojë në Itali, pranë familjes. Ne jemi pranë familjarëve. Në Genova janë diplomatë dhe konsulli ynë i nderit që po ndjekim situatën. Kemi pasur rastin dhe kemi marrë ngushëllime nga prefekti dhe kryetari i bashkisë të Genovas për humbjen e dy jetës së dy shqiptarëve”- tha ambasadorja shqiptare në Itali.

Modifikuar më E mërkurë, 15 August 2018 17:41

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...