Eksperti ngre alarmin: Godinat e para viteve 90' dhe urat janë të rrezikuara nga tërmetet

E Enjte, 16 August 2018 16:28

Godinat e ndërtuara përpara viteve ’90 nuk janë të sigurta ndaj lëvizjeve sizmiologjike. Tragjedia e Xhenovës ka alarmuar ekspertët vendas se edhe ndërtimet e kësaj periudhe në Shqipëri shfaqin rrezikun e degradimit.

“Po të gjitha shfaqin probleme, betoni nuk është i përjetshëm. Duhet kontroll pasi nuk janë projektuar për lëvizjet sizmike, plus kanë ndryshuar dhe normat”.

Më të amortizuara janë godinat e viteve ’30 , ’40 e konkretisht Ministritë dhe institucionet e tjera të vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të ndërtuara nga arkitektët italianë përfshirë dhe korpusin universitar të cilat nuk kanë njohur asnjë ndërhyrje serioze përveç lyerjes së fasadave.

Arben Dervishi, një prej pedagogëve që ka qenë pjesë e një grupi që ka bërë prova për qëndrueshmërinë e këtyre ndërtesave flet për rëndësinë që kanë studimet për të parë deri ku shkon amortizimi.

“S’ka asnjë kontroll, plus kërkohet mirëmbajtje”.

Edhe për veprat inxhinierike të infrastrukturës mungon siguria.

“Nuk dua të vë alarmin, por janë të degraduara”.

Zgjidhja?

“Fonde për parandalimin. Shqipëria s’ka të tilla, ka vetëm fonde kur ndodh dëmi”.

Zv/ministri i Trasporteve Artan Shkreli pas tragjedisë që pasoi shembja e urës në Genova e vlerësoi si thirrje të paneglizhueshme për reflektim. Provat e bëra mbi objektet e ndërtuara ’80 apo ’90 vjet më parë sipas tij japin rezultate frikësuese për degradimin, ndaj kërkohet standard i ri kontrolli dhe një manual i ri ndërhyrje radikale jo pjesore si Xhenova./Tv klan

Modifikuar më E Enjte, 16 August 2018 16:32

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...