Foto/ Hidhet nga kati i katërt një burrë në zonën e Unazës së Re

E Enjte, 16 August 2018 18:19

Para pak minutave një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ku një burrë rreth 60 vjeç ka rënë nga ballkoni. Nga raportimet e para mësohet se fillimisht personi është përplasur mbi një tendë të një lokali dhe më pas ka rënë në tokë.

Ngjarja ka ndodhur tek vendi i njohur ndryshe si “Pallati i Pelivanit”. Pranë tij kanë shkuar banorë dhe më pas punonjës të policisë, ndërkohë që është lajmëruar edhe ambulanca.

Personi i plagosur është dërguar në spital. Pranë vendit janë mbledhur njerëz të shumtë duke bërtitur dhe duke u përpjekur të ndihmojnë personin e shtrirë në rrugë.

Dyshohet se burri vuante nga depresioni dhe është vetëhedhur nga ballkoni i katit të 4-t. Ai është dërguar me shenja jete në spital.

hidhet

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...