Ultimatumi i OSCE: Reforma elektorale të mbyllet para zgjedhjeve vendore

Premte, 17 August 2018 16:07

Nat Parry, drejtori i zyrës së shtypit për Përfaqësuesit Special të OSCE në Danimarkë, flet në një intervistë për gazetën “Shekulli”, në lidhje me vizitën e Mark Pitchard, Përfaqësuesi Special i OSCE për Evropën Juglindore.

Sipas Pitchard: Duhet të mbyllet sa më parë procesi i reformës elektorale

Mark Pitchard, që nga korriku i vitit 2018, është Përfaqësuesi Special i OSCE-së për Evropën Juglindore. Për dy ditë, Pitchard ishte në Shqipëri, ku u takua me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe me disa nga liderët e partive politike.

Drejtori i Përgjithshëm i zyrës së shtypit të OSBE, Nat Parry flet për arsyet e vizitës së Pitchard në Shqipëri dhe në Malin e Zi, reformat që duhet të kryejnë partitë politike shqiptare dhe njohjen me aktorët e politikës shqiptare. Kujtojmë se OSCE-ja është institucioni kryesor ndërkombëtar, i cili merret drejtpërdrejt me vëzhgimin dhe monitorimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Së bashku me ODIHR, ata janë syri që monitorojnë zgjedhjet shqiptare që nga viti 1997.

Intervista e Plotë:

Me cilët aktorë politikë u takua në Shqipëri dhe në Malin e Zi, Përfaqësuesi Special i OSCE-së për Evropën Juglindore?

Në Shqipëri, Pitchard u takua me Nën kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, Zv.kryeministren Senida Mesi, anëtarë të delegacionit të OSCE-së në Shqipëri, pjesëtarë të forcave të ndryshme politike dhe shoqërinë civile. Ai u takua edhe me Robert Wilton, kreu në detyrë i Prezencës së OSCE-së në Shqipëri. Ata diskutuan për çështje të cilat shqetësojnë të dyja palët dhe për të gjetur një mënyrë, se si të zhvillojnë më shumë energjitë, midis Prezencës Speciale të OSCE-së dhe Prezencës së OSCE-së në Shqipëri. Në Malin e Zi, takimet u zhvilluan ndërmjet, Ambasadorit Maryse Daviet, Kreun e OSCE-së në Malin e Zi, Veljko Milojanic, me Drejtorin e Përgjithshëm dhe Drejtorinë e Diplomacisë Kulturore dhe Ekonomike, si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Malin e Zi. Drejtuesi i Programit të Misionit të OSCE-së në Malin e Zi, e njohu Pitchard me punët e fundit të Misionit të OSCE-së dhe fushat në të cilat kanë vepruar. Në takimet me interlekutorët në Podgoricë, Pitchard i shprehu përgëzimet Malit të Zi për progresin e bërë në drejtim të antarësimit në Bashkimin Evropian, dhe gjithashtu i inkurajoi autoritetet vendase që t’i trajtojnë në mënyrë sa më rigoroze rekomandimet e mëparshme të ODHIR, të shprehura në raportet e viteve 2016 dhe 2018. Gjatë vizitës së tij, Pitchard, ishte i shoqëruar nga Ambasador Andreas Nothelle, Përfaqësuesi Special i OSCE-së në Vjenë.

Cilat ishin pikat kryesore ku u ndal Mark Pitchard, gjatë takimit me përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri?

Gjatë vizitës së tij, Përfaqësuesi Special i OSCE-së, për Evropën Juglindore, Mark Pitchard, në Shqipëri, theksoi se, Asambleja e Përgjithshme e OSCE-së, vazhdon të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillimin e demokracisë, duke përfshirë këtu edhe thellimin e integritetit të procesit elektoral, shtetit të së drejtës, sigurisë dhe stabilitetit, të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e lirisë së medias. Në Shqipëri, Përfaqësuesi Special i OSCE-së, theksoi rëndësinë për një kompletim të shpejtë të reformës së drejtësisë, për të bërë të mundur sigurimin e funksionimit të drejtësisë, si dhe kërkoi një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj rritjes së partive nacionaliste në rajon. Ai u takua me përfaqësuesit e qeverisë dhe liderët e partive opozitare, Pitchard, kërkoi nga forcat politike në të dyja vendet, të arrijnë në një marrëveshje, në lidhje me hedhjen e hapave më të rëndësishëm të procesit të reformës elektorale. Në Shqipëri Pitchard theksoi se, reforma elektorale është shumë e rëndësishme, pasi në këtë mënyrë zgjidhet ngërçi, ndërmjet partive parlamentare, si dhe vetëm në këtë mënyrë mund t’i adresohen rekomandimet prioritare, OSCE/ODHIR, përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm. Zgjedhjet e ardhshme do të tregojnë qartë progresin e bërë nga partitë politike shqiptare. Tashmë duhet të lihen mënjanë papjekuritë politike midis palëve. Pitchard theksoi se, “Në aktivitetin tim të parë si, Përfaqësues Special i Asamblesë së OSCE për  Evropën Juglindore, vizita e kësaj jave në Shqipëri dhe në Malin e Zi, kanë qenë shumë të dobishme dhe të nevojshme, për t’u bërë familjarë më aktorët politikë, në këto dy vende dhe për t’u bërë i njohur”- tha Pitchard. Më tej Pitchard ka thënë se, “Ndërsa vizita ime ishte më shumë për gjetjen dhe mbledhjen e fakteve, Unë kam gjetur mundësinë për të shprehur edhe rëndësinë që ka Shqipëria dhe kontributin që ajo ka bërë në strukturat euro-atlantike dhe të ripërsërisë shqetësimet kryesore, të cilat më parë ishin ngritur nga Asambleja e Përgjithshme e OSCE-së dhe nga paraardhësi im në këtë detyre, Roberto Battelli”.

Cila do të jetë agjenda e mëtejshme e Përfaqësuesit Special të OSCE-së?

Pitchard ka theksuar, se: “Më vonë do të vizitojë edhe disa vende të tjera të Evropës Juglindore, madje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të kërkoj nga Asambleja e OSCE-së, që ndaj rajonit të Ballkanit të kemi një vëmendje të shtuar. Pitchard, përmendi edhe vizitat e fundit të Komitetit “ad hoc”, të OSCE për luftën kundër terrorizmit, të cilat u mbajtën në Bosnje Hercegovinë, në datat 5-6 qershor dhe mbledhja e Komitetit Special “ad hoc” për migracionin, i cila u mblodh në Serbi, në datat 10-12 qershor.

Kush është Mark Pitchard

Mark Pritchard u emërua Përfaqësues Special për Evropën Juglindore në korrik 2018. Në Mbretërinë e Bashkuar, ai ka qenë deputet i Parlamentit për Wrekin në Shropshire që nga viti 2005 dhe ka shërbyer në transport, Punët dhe Pensionet, Uells dhe Auditimin Mjedisor të zgjedhur komisioneve. Si Përfaqësues Special, Pritchard është i ngarkuar për të shërbyer si pikë qendrore e Asamblesë në Evropën Juglindore, duke promovuar dialogun dhe duke inkurajuar pajtimin dhe rehabilitimin në rajon. Ai shërben gjithashtu si Kryetar i Delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në Zyrën e OSBE-së. Përgjegjësitë kryesore të tij janë: Promovimi i dialogut në të gjitha segmentet e shoqërisë, në veçanti në nivel parlamentar, me qëllim nxitjen e pajtimit dhe rehabilitimit në Evropën Juglindore dhe në veçanti në Ballkanin Perëndimor dhe për të kontribuar në transformimin në ndërtimin e institucioneve demokratike; Të mbajë kontakte të ngushta me të dhe të shërbejë si pikë qendrore për punën e Kuvendit në rajon në përgjithësi dhe pjesëmarrjen e saj në aktivitetet e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në veçanti; Këshillon dhe i raporton Presidentit për gjendjen në rajon, në veçanti zhvillimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe çështjen e emrit në lidhje me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë; Komunikon me aktorët përkatës në kuadër të OSBE-së, si dhe Komitetet e PA-së që merren me migracionin dhe terrorizmin, të cilët punojnë në çështjet që lidhen me rajonin.

Nat Parry (Drejtori i Përgjithshëm i zyrës së shtypit të OSCE)

Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të Shefit të Zyrës Ekzekutive, Drejtori i Komunikimit dhe Shtypit, menaxhon komunikimet dhe marrëdhëniet me mediat e Sekretariatit Ndërkombëtar dhe punon për pasqyrimin e aktiviteteve. Përveç kësaj, Nat Parry: Ofron mbështetje për udhëheqjen e Kuvendit dhe të Sekretariatit Ndërkombëtar, për të komunikuar në mënyrë efektive mesazhet, duke përfshirë hartimin e njoftimeve për shtyp dhe fjalimet për zyrtarët e lartë të Kuvendit; Përgatit Lajmet e Sekretariatit Ndërkombëtar nga Buletini i Kopenhagen-it dhe botime të tjera; Ofron mbështetje për tre Komitetet e Përgjithshme, ndër përgjegjësitë e tjera. Parry u bashkua me Sekretariatin Ndërkombëtar, në shkurt të vitit 2008. Para se të hynte në Sekretariat, Parry mbante poste të lidhura me politikat në OJQ-të amerikane si, Grupi i Kërkimit të Interesit të Publikut të SHBA-së dhe të Kongresit të Qytetarëve Publikë, si dhe ka punuar si Specialist i Komunikimit në Shoqatën Amerikane Kushtetuese për Drejtësi dhe Politikë, redaktor i asociuar në Konsorciumin për Gazetari të Pavarur dhe si shkrimtar i pavarur për botime të ndryshme. Parry mban një diplomë master në shkencat politike dhe një diplomë Bachelor për histori nga Universiteti George Mason

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...