Çfarë ndodh me rrjetet sociale të një njeriu kur ai vdes?

Premte, 17 August 2018 17:32

Vdekja e një personi të dashur ka qenë gjithnjë një moment i vështirë, por me rritjen e internetit dhe platformave të mediave sociale, familjet tani duhet të përballen edhe me rregullat ndonjëherë të ndërlikuara të pas-jetës dixhitale.

Vetëm 13 për qind e njerëzve kanë bërë ndonjë lloj plani në lidhje me llogarinë e tyre në median sociale, pas vdekjes, sipas një vëzhgimi të 2017.

“Platformat e mediave sociale tani po e kuptojnë se duhet të kenë një politikë për fundin e jetës”, thonë ekspertët.

“Teknologjia që ata kanë nisur të aplikojnë është një fillim i mirë, por ka ende shumë për të bërë. Një nga problemet kryesore, kur vjen fjala tek planifikimi i vdekjes suaj dixhitale dhe sistemimit të llogarive të ndryshme që ne kemi, është se kjo platformë është e ndryshme dhe secila kërkon një mënyrë të veçantë për të ta ‘varrosur’ atë.

Ekspertët rekomandojnë madje që njerëzit duhet të dokumentojnë amanetet e tyre në një testament në median sociale, dhe kjo e fundit i ka përcaktuar disa rregulla bazë.

Në facebook psh, përdoruesit mund të emërojnë një kontakt ligjor që do të ketë më pas akses në llogarinë e tij, pas vdekjes. Ai person mund të vendosë më pas nëse do të kujdeset për llogarinë apo do ta mbyllë atë.

Në rast se nuk ka një kontakt ligjor, atëherë Facebook e kthen llogarinë në një përkujtimore kur mëson për vdekjen e tij. Kur llogaria bëhet e tillë, në të nuk mund të bësh më log in ndërkohë që mbetet e dukshme për të tjerët, me të cilët ndahet si një vend për të mbledhur kujtime.

Në Twitter, një person i autorizuar ose një pjesëtar direkt i familjes duhet të bëjë një kërkesë që llogaria të deaktivizohet. Ndërsa ashtu si facebooku, google lejon përdoruesit të zgjedhin një person përgjegjës për llogarinë e tyre pas vdekjes. I ashtuquajturi “Inactive Açount Manager” është në gjendje më pas të ketë akses në llogari dhe ta fshijë atë./TCH

Modifikuar më Premte, 17 August 2018 17:33

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...