Dy aksidente në Qafë Thanë, plagosen 6 maqedonas

Premte, 17 August 2018 18:12

Dy aksidente kanë ndodhur në kohë të ndryshme të ditës së sotme në Qafë Thanë. Te të dy aksidentet të përfshirë kanë qenë shtetas maqedonas, mjetet e të cilëve janë përplasur midis tyre.

Për pasojë, mësohet se ka pasur 6 persona të plagosur, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar.

Burime të Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, bëjnë të ditur se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për personat përgjegjës

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 16. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B. H., vjeç 28, banues në Maliq-Korçë, me leje drejtimi, pasi në Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me mjetin tip “Yugo”, të drejtuar nga shtetasi S. V., vjeç 41, banues në Maqedoni, për pasojë është dëmtuar S. V., dhe pasagjerët O. V., e A. V., vjeç 38 e 18, banues në Strugë-Maqedoni, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 16. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin G. K., vjeç 47, banues në Maqedoni, me leje drejtimi, pasi në Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi V. A., vjeç 22, banues në Maqedoni, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët V. K., B. K., dhe A. K., banues në Maqedoni, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...