Bënin tatuazhe, por shisnin dhe drogë, kush janë dy të rinjtë e arrestuar (emrat)

Saturday, 18 August 2018 09:27

Në Tiranë janë arrestuar dy të rinj të cilët shisnin drogë në qendrën e tyre të tatuazheve.  

Policia sekuestroi lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, municion luftarak dhe aparate celularë.

Të arrestuarit janë Armando Behari, 24 vjeç, banues në Tiranë, dhe Xhevit Bogdani, 21 vjeç banues në Prrenjas.

Njoftimi i policisë:

Operacion policor antidrogë i koduar “Tattoo”, nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Tiranë.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndës narkotike në bashkëpunim.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, municion luftarak dhe aparate celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tattoo”, arrestuan në flagrancë shtetasit :

– A.B, 24 vjeç, banues në Tiranë.

– Xh.B, 21 vjeç, banues në Përrenjas.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi :

– O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit A. B,, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xh. B, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa

– 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm

– 2 aparate celularë

– 1 dorezë metalike

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve A. B., dhe Xh. B., për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2, 278/2 të Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O. Gj.

Modifikuar më Saturday, 18 August 2018 11:58

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...